TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Maj 2023, 11:20

Dea Mishel: Një ditë më ndoqën disa persona, meshkujt nuk flirtojnë më me mua

Shkruar nga Pamfleti

Dea Mishel: Një ditë më ndoqën disa persona, meshkujt nuk

Ish-finalistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Dea Mishel Hoxha, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”.

Gjatë kësaj interviste, Dea ka rrëfyer disa situata të sikletshme me njerëz që e kanë kërcënuar në rrjetet sociale dhe në publik.

“Një ditë, më ndoqën disa njerëz në këmbë. Sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua. Kishin pirë pak. Hipa në makinë dhe ika. Kur kam qenë brenda shtëpisë, kishte njerëz që kishin shkruar në Instagram-in tim, ‘ta di shtëpinë, do vij dhe do të të vras’. S’e di pse mendonte se unë do t’i lexoja ato mesazhe, se kam qenë brenda”, tha Dea.

Gjatë reality show-t, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri tregon se u bë më e ashpër për të përballuar eksperiencën.

“Nuk kam nerva apo shpërthime ekstreme. M’u desh të ndrydhja anën time, që i merr gjërat lehtë, anën time femërore. Aty u bëra më e ashpër”, tha ajo.

Ajo ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të dhe nuk e kupton arsyen pse.

Dea Mishel: Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë”.

Blendi Salaj: Çfarë ka ndodhur, mendon se meshkujt nuk dinë të ‘gjuajnë’ më dhe nuk kanë vetëbesimin të shkojnë tek një vajzë dhe t’i thonë një fjalë?

Dea Mishel: Po nuk e di sinqerisht.

dea mishel

Lini një Përgjigje