TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Janar 2026, 20:29

Dy zarfët e zinj fusin në gjendje alarmi shtëpinë e "BBVA", reagon familja e Rogertit

Shkruar nga Pamfleti
Dy zarfët e zinj fusin në gjendje alarmi shtëpinë e
Mali dhe Rogerti në BBVA


Shtëpia e “Big Brother VIP 5” ndodhet në gjendje alarmi, pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në lojë dy zarfe të zinj.

Shkak është bërë përplasja e ashpër mes Rogertit dhe Malit, ku ky i fundit ka rënë pre e bullizmit verbal, duke iu përmendur edhe familja.

Pas kësaj situate kaotike, familja e Rogertit ka reaguar zyrtarisht. Në deklaratën e tyre, ata nuk e mohojnë gravitetin e situatës, duke pranuar se gjuha e përdorur ishte e papranueshme.

“Debati ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, shoqëruar me ofendime nga të dyja palët,” thuhet në reagim.

Megjithatë, familjarët e justifikojnë sjelljen ekstreme me presionin psikologjik dhe stresin e lojës, duke theksuar se izolimi shpesh çon në reagime të pakontrolluara. Ata i kanë bërë thirrje produksionit për gjykim objektiv.

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim,” përfundon deklarata, duke kërkuar që të merret parasysh rreziku i imazhit që çdo banor, përfshirë Rogertin, ka marrë përsipër.

bbva

Lini një Përgjigje