
Shtëpia e BBVA5 është përfshirë nga misteri, pasi dy zarfe të zinj kanë mbërritur në Big Brother, duke shkaktuar anulimin e televotimit për 10 banorët në nominim.
Në një njoftim zyrtar, produksioni bëri me dije se Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen gjatë spektaklit të sotëm. Deri më tani nuk janë dhënë detaje për arsyet e zarfeve të zinj, duke lënë vend për spekulime mes fansave dhe banorëve.
Banorët që ishin në televotim janë: Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo.
Dyshimet e publikut dhe të ndjekësve të reality show-t janë fokusuar te Rogerti, i cili ka ofenduar Malin nga familja, dhe te Keijsi, pas përplasjes së tij me Stenaldon, ku e pyeti në mënyrë të papërshtatshme nëse kishte pasur ereksion pranë Baby G.
Situata ka krijuar një atmosferë tensioni dhe pritjeje për spektaklin e mbrëmshëm, ku pritet të zbulohet se cilët banorë do të preken nga masat e Vëllait të Madh dhe si do të ndikojë kjo në dinamikat e shtëpisë.
Lini një Përgjigje