TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Shtator 2024, 11:57

Çfarë po ndodh në showbizzin shqiptar? Pas Enadës dhe Gerdit divorcohet një tjetër çift i famshëm

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh në showbizzin shqiptar? Pas Enadës dhe

Ndarja po ktehet në një trend gjithnjë e më në rritje në shoqërinë shqiptare dhe sidomos tek çiftet e famshme. Pas lajmit të publikuar ekskluzivisht nga ‘Pamfleti’ për divorcin mes Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, një tjetër lajm jo i mirë mbërrin në redaksinë tonë.

Mësohet se ish-moderatorja Iva Korumi dhe aktori Arben Derhemi i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, fryt i së cilës është një vajzë.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë një gjest të tillë dhe kështu dyshja ka ndarë rrugët nga njëri-tjetri.

Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se dhimbja e ndarjes është kapërcyer nga të dy, duke qenë se martesa ka mbaruar prej thuajse një viti.

Si aktori edhe ish-moderatorja po shijojnë romancat e reja, të krijuara veçmas nga njëri-tjetri dhe siç ndodh rëndom në këto raste, nuk ndiqen as nëpër rrjetet sociale.

Çfarë po ndodh në showbizzin shqiptar? Pas Enadës dhe Çfarë po ndodh në showbizzin shqiptar? Pas Enadës dhe

Ndërkohë që Arben Derhemi përfundoi xhirimin e serialit shqiptar ‘Njerëz dhe fate’, Iva Korumi ka kohë që është larguar nga televizioni dhe nuk po e shohim më askun. /Pamfleti

Çfarë po ndodh në showbizzin shqiptar? Pas Enadës dhe

 

arben derhemi iva korumi divorc

Lini një Përgjigje