TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2025, 10:51

Ferma Vip ‘mollë sherri’ mes Big Basta dhe Vesa Lumës? Çifti drejt ndarjes

Shkruar nga Pamfleti

Ferma Vip ‘mollë sherri’ mes Big Basta dhe Vesa Lumës?

Ferma Vip nisi dhe një ndër fermerët është reperi Big Basta. Para nisjes së spektaklit qarkulluan thashetheme ‘lart e poshtë’ se mes tij dhe bashkëshortes Vesa Luma kishte nisur sherri për pjesmarrjen e Big Basta në Ferma Vip.

U përfol se çifti kishin patur mosmarrëveshje, pasi këngëtarja nuk dëshironte që bashkëshorti i saj të merrte pjesë në Fermë dhe të linte për disa kohë familjen.

Mbrëmjen e djeshme këto thashetheme u përforcuan edhe më shumë. Pas hyrjes së Big Basta, reperi përshëndeti djalin e tij, por jo bashkëshorten.

Prezantuesja insistoi, duke e pyetur sërish: Do përshëndesësh vetëm djalin?

Por përgjigja e Big Basta nuk ndryshoi shumë. Me shumë zor, ai shtoi: Djalin dhe familjen.

Urojmë që gjërat mes çiftit të sheshohen dhe të rikthehen bashkë, pas aventurës së fermerit në Ferma Vip. /Pamfleti

big basta ferma vip vesa luma

Lini një Përgjigje