Showbiz24 Shtator 2023, 13:25

Filmi i Oltës dhe Luizit shumë shpejt në kinema, premiera më datë 10 tetor

Shkruar nga Pamfleti

Filmi i Oltës dhe Luizit shumë shpejt në kinema, premiera më

Filmi i shumëpritur “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të shfaqet më 10 tetor 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Top Channel.

Filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.

Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.

Ndërkohë aktorët që do të marrin pjesë në film janë: Ndriçim Xhepa, Luiz Ejlli, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro

Regjisori: Koloreto Cukali.

ne kuader te dashurise 10 tetor