TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Prill 2026, 15:27

George Clooney kritikon ashpër Donald Trump: Deklaratat e tij për Iranin janë krime lufte

Shkruar nga Pamfleti
George Clooney kritikon ashpër Donald Trump: Deklaratat e tij për
George Clooney kritikon ashpër Donald Trump: Deklaratat e tij për Iranin janë krime lufte

Debatet mes aktorit George Clooney dhe Shtëpisë së Bardhë u intensifikuan pas kritikave të tij ndaj ish-presidentit Donald Trump për qëndrimet ndaj Iranit. Clooney e cilësoi retorikën e Trump si “krim lufte”, duke theksuar se dallimet politike nuk justifikojnë kërcënime të tilla ndaj qytetërimeve.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Drejtori i komunikimit, Stephen Chung, ironizoi aktorin duke deklaruar për The Independent se “i vetmi që kryen krime lufte është George Clooney për filmat e tij të tmerrshëm dhe aktrimin e tij të dobët”.

Në një përgjigje për Deadline, Clooney nënvizoi se situata globale kërkon seriozitet dhe jo fyerje personale. Ai iu referua përkufizimeve ligjore të krimeve të luftës sipas Konventës së Gjenocidit dhe Statutit të Romës, duke sfiduar qëndrimin e administratës amerikane.

Aktori, mbështetës i demokratëve, ka qenë shpesh kritik ndaj politikave të Trump dhe në vitin 2025 tërhoqi vëmendje kur i kërkoi publikisht ish-presidentit Joe Biden të tërhiqej nga gara presidenciale përmes një artikulli në The New York Times.

Clooney ka pranuar se marrëdhënia me Trump ishte më miqësore para presidencës së tij: “E njihja shumë mirë… Ishte një djalë shumë humorist. Epo, ishte. E gjitha kjo ndryshoi,” tha aktori në një intervistë për Variety.

Tensionet mes Donald Trump dhe figurave të Hollywood-it nuk janë të reja. Trump ka sulmuar shpesh Clooney-n, duke e quajtur “aktor të dorës së tretë” dhe “yll filmi të rremë”. Retorika politike dhe reagimet publike vazhdojnë të ashpërsohen, veçanërisht në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike në SHBA.

george clooney donald trump

Lini një Përgjigje