Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, Gimbo ishte i ftuar këtë të diel në “Big Brother VIP Fan Club”, ku foli për eksperiencën dhe rrugëtimin e tij në këtë format.
Gjatë intervistës, përveç analizës së dinamikave të lojës, ai u përball edhe me një pyetje provokuese nga paneli.
Ish-banori u vendos përballë një skenari hipotetik, ku iu kërkua të zgjidhte mes Gjestit dhe Selinës se cili prej tyre do të fitonte, nëse do të ishin pjesë e të njëjtit edicion.
Gimbo u shpreh se fitues i mundshëm do të ishte Gjesti, duke mos lënë pa përmendur edhe vlerësimin për Selinën. Ai deklaroi:
“Mendoj se do ta fitonte Gjesti, por normal nuk mund ta mohoj edhe Selinin.”, tha Gimbo.
Raporti mes Gimbos dhe Selin ka qenë një nga temat më të diskutuara gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, i karakterizuar nga një afrimitet i shpejtë dhe një puthje që shkaktoi debate si brenda lojës, ashtu edhe jashtë saj.
Lini një Përgjigje