TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Dhjetor 2023, 09:40

I dashuri i dërgon letër Santianës: Do sqarohemi kur të dalësh, fajin e ka Buci

Shkruar nga Pamfleti

I dashuri i dërgon letër Santianës: Do sqarohemi kur të

Santiana Maloku ka marrë një letër nga i dashuri i saj, pasi po e priste prej ditësh.

Ai e ka befasuar me një mesazh në spektaklin e ditës së djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2.

Partneri i tha se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo, ndonëse akuzat i hodhi ndaj Ylli Dervishit.

Për Bucin, ai shkruante se e shfrytëzoi për lojë Santianën, duke i thënë se vetë ajo është shumë më e fortë.

Për veprimet e saj, i dashuri i kërkoi që të sqarohen kur të dalë jashtë dhe se tani duhet të vazhdojë lojën dhe të shfaqë veten siç di ajo.

Santiana nga ana tjetër u shpreh shumë e emocionuar dhe i kërkoi falje partnerit të saj.

Ajo tha se do të vazhdojë lojën dhe se nuk do ta zhgënjejë më.

santiana i dashuri leter

Lini një Përgjigje