TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Prill 2026, 15:48

Ia doli të mundë kancerin, nëna e Beatrix: Sot festoj jetën!

Shkruar nga Pamfleti
Ia doli të mundë kancerin, nëna e Beatrix: Sot festoj jetën!
Betariks dhe Antigona Ramosaj

Një lajm shumë emocionues ka ardhur nga familja e këngëtares shqiptare Beatrix Ramosaj, pasi nëna e saj, Antigona Ramosaj, ka bërë të ditur se ka fituar betejën me kancerin.

Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit momentin që e ka cilësuar si një nga më të rëndësishmit e jetës së saj, duke konfirmuar se tashmë e ka kaluar me sukses sëmundjen e rëndë.

“Sot mora lajmin më të bukur të jetës sime: Kam kaluar betejën me kancerin”, ka shkruar ajo, duke përcjellë emocionin e këtij momenti që është pritur me reagime të shumta pozitive nga ndjekësit dhe figura publike.

Në mesazhin e saj, Antigona ka shprehur mirënjohje të thellë për familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Zemra ime është plot mirënjohje, për fëmijët e mi, motrën time, nënën time dhe gjithë familjen time që qëndruan pranë meje në çdo hap. Për miqtë e mi dhe për të gjithë ju që më mbështetët, u lutët për mua dhe më dhatë forcë kur kisha më shumë nevojë… ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime”, ka shkruar ajo.

Duke reflektuar mbi këtë rrugëtim, ajo ka theksuar se përvoja e vështirë e ka bërë të vlerësojë edhe më shumë jetën.

“Kjo rrugë nuk ishte e lehtë, por më kujtoi sa e çmuar është jeta. Sot festoj jetën, forcën dhe një fillim të ri. Përjetësisht mirënjohëse”, është shprehur Antigona Ramosaj, duke ndarë një mesazh shprese dhe force për të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)

beatrix ramosaj antigona ramosaj fitore kancer

Lini një Përgjigje