
Banorët e Big Brother VIP Albania, kanë lexuar mbrëmjen e sotme mesazhe nga fansat e tyre.
Por një koment ngacmues ka ardhur nga një ndjekës nga Kosova, i cili mendohet se është këngëtari i njohur Butrint Imeri.
Mesazhi i është drejtuar Jorit dhe përmban vetëm inicialet e para të emrit të këngëtarit si dhe mbiemrin e tij.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B…. Imeri KS.
Kiara dhe Luizi kanë buzëqeshur. Kujtojmë se moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri, kanë qenë në një lidhje dashurie.