Showbiz15 Mars 2023, 15:42

Paqe mes Luizit dhe Oltës/ Këngëtari i kërkoi falje, aktorja e përqafon: Nuk bëj dot pa ty në këtë lojë

Shkruar nga Pamfleti

Paqe mes Luizit dhe Oltës/  Këngëtari i kërkoi falje,

Pas primet të djeshëm Olta është ndjerë keq pas akuzave të Luizit se ajo po aktronte dhe shfrytëzoi sëmundjen e tij për t’u dukur mirë në publik.

Olta u shpreh se ndihet shumë e prekur nga këngëtari, pasi ato fjalë ajo i ka thënë edhe në dhomën e rrëfimit dhe jo vetëm.

Luizi pasi ka parë gjendjen e aktores, i ka kërkuar falje dhe kursesi ai nuk donte ta bënte të ndihet keq apo ta ulte atë.

Ai i kërkoi të kërkoi edhe falje dhe të  mos ndihet keq nga fjalët që përdorën për lojë.

Olta ka thënë se është prekur nga fjalët që Luizi ka thënë për të në dhomën e rrëfimit dhe jo vetëm.

Olta: Nuk të them dot të mos mendosh që e kam bërë për lojë, ke gjithë të drejtën e botës ta mendosh ashtu. Ke 80 ditë që më sulmon dhe kemi qenë lojtar të dy. Unë në këtë lojë pa ty nuk bëj dot. Të respektoj shumë si lojtar, por fjalët që thua për mua më kanë prekur. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që do vinte dita që do të thoja që më kanë lënduar shumë fjalët e tua.

Luizi: Nuk e them dot që ti ke qenë 100% e sinqertë me mua në përkujdesjen që tregove, 95% po. E pashë se si e trajtove ti këtë gjë të Kiara, prandaj mendoj se bëre lojë.

Luizi shtoi se nuk ndihet mirë dhe nuk ka kënaqësi nëse ajo ose dikush tjetër qan.

Olta shprehu dëshirën që të jenë bashkë në finale.

Në fund të bisedës Olta i kërkoi Luizit një përqafim.

Luizi dhe Olta kanë biseduar së bashku në lavanderi.

olta luizi