TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Mars 2026, 14:30

Iu nënshtrua operacionit për heqjen e dhjamit në bark, nëna 47-vjeçare humb jetën 10 ditë më pas

Shkruar nga Pamfleti
Iu nënshtrua operacionit për heqjen e dhjamit në bark, nëna
Iu nënshtrua operacionit për heqjen e dhjamit në bark, nëna 47-vjeçare humb jetën 10 ditë më pas

Një nënë 47-vjeçare nga Ohio ka humbur jetën pas komplikacioneve të dyshuara nga një operacion estetik në bark, vetëm dhjetë ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Rachel Tussey u konfirmua e vdekur të martën, pasi kishte kaluar disa ditë në gjendje kritike pas operacionit. Ajo kishte dokumentuar gjithë rrugëtimin e saj drejt transformimit fizik në rrjetin social TikTok, ku ndiqej nga rreth 25 mijë persona.

Para operacionit, Rachel kishte ndarë me ndjekësit edhe momentet e konsultës me mjekun, duke u kërkuar atyre të luteshin për të. Në një nga videot e saj ajo shprehej se kishte pritur gjatë për këtë ndërhyrje dhe besonte se gjithçka do të shkonte mirë.

Pas operacionit, bashkëshorti i saj Jeremy tregoi se gjërat nuk kishin shkuar sipas planit. Ai tha se fillimisht mjeku e kishte siguruar se ndërhyrja kishte përfunduar me sukses.

Por pak më vonë, ndërsa Rachel po merrte medikamente kundër dhimbjes, gjendja e saj u përkeqësua papritur. Sipas tij, fytyra e gruas ndryshoi ngjyrë dhe ajo humbi ndjenjat. Infermierët nisën menjëherë procedurat e reanimimit dhe më pas u thirr urgjenca. Rachel u dërgua me ambulancë në TriHealth Bethesda North Hospital, ku u vendos në aparatura për mbajtjen artificiale të jetës.

Bashkëshorti i saj tha se gruaja kishte mbetur pa oksigjen për më shumë se gjashtë minuta dhe më vonë mjekët i komunikuan familjes se ajo kishte pësuar vdekje cerebrale. Pas disa ditësh pritjeje, familja mori vendimin e dhimbshëm për ta shkëputur nga aparaturat që e mbanin në jetë.

Jeremy deklaroi se dëshiron të zbulojë se çfarë ndodhi realisht gjatë operacionit, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur neglizhencë mjekësore.

operacion plastik rachel tussey

Lini një Përgjigje