Mbrëmja e fundit në spektaklin Big Brother VIP Albania u shënua nga një moment dramatik, kur nëna e Selinës hyri në shtëpi duke i kërkuar publikisht të ndërpriste rrugëtimin e saj në garë.
Mes emocioneve të forta dhe presionit të madh, ajo vendosi të mos tërhiqet, duke refuzuar kërkesën e nënës dhe duke vijuar lojën.
Ky vendim duket se ka sjellë një kthesë edhe në qëndrimin e familjarëve të saj jashtë shtëpisë. Vetëm pak orë pas “Prime”-it të tensionuar, llogaria e saj zyrtare në Instagram ka publikuar një postim që tregon mbështetje të plotë për rrugëtimin e saj.
Në postim është shpërndarë fotoja me kodet e votimit për nominimin kokë më kokë me Brikenën, shoqëruar me thirrjen: “Zgjidhni finalisten e parë. Votoni Selin!”.
Një detaj domethënës është edhe përzgjedhja e muzikës në sfond: kënga The Winner Takes It All nga ABBA, që përcjell një mesazh të qartë për synimin drejt fitores.
Ky reagim lë të kuptohet se familja e ka pranuar vendimin e Selinës dhe tashmë është rreshtuar në krah të saj, duke synuar bashkë finalen e madhe.

Lini një Përgjigje