TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Dhjetor 2025, 16:42

Ceremonia e varrimit të Shpat Kasapit, gazetari zbulon fjalët rrëqethëse të Selvijes

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia e varrimit të Shpat Kasapit, gazetari zbulon fjalët

Pas ceremonisë mortore për këngëtarin Shpat Kasapi, miku i tij, gazetari Vlorijan Halili, ka zbuluar detaje rrëqethëse mbi gjendjen emocionale të partneres së Shpatit, Selvijes, me të cilën ai ka djalin trevjeçar, Roelin.

Halili tregoi në emisionin “Ora Shtatë” se e takoi Selvijen për t’i shprehur ngushëllimet dhe për t’i dhënë kurajo në këtë moment të vështirë.

Ai i kishte thënë se duhet të ishte e fortë për djalin, por përgjigjja e saj tregoi shkallën e vërtetë të shkatërrimit emocional.

Gazetari rrëfeu: “Selvisë, kur i kam shpreh ngushëllime, dhe kur e kam përqaf e di që i kam thënë bëhu e fortë se e ke tash një djalë, për të cilin ti duhesh me vazhdu e me qenë nënë e tij, edhe ma ka bë ‘nuk e di a kam me mujt me vazhdu’.”

Halili theksoi se ajo ishte tërësisht e shkatërruar, sidomos duke marrë parasysh afërsinë e tyre.

“Mundem me thënë që ka qenë e shkatërruar komplet, sepse nuk e ka pritur, qysh nuk e ka prit askush prej neve, ani pse kanë qenë bashkë ditë e natë.

 

1 Komente

  1. T
    Tony Pastertori

    Gazetarit si duket i paskan pelqyer shume buzet e mbushura me silikon. Popull s'ka buke ta haje e ju merreni me jarge e qyrre verdalle.

    Lini një Përgjigje