TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2023, 21:11

Luizi zgjidhet për të parën herë lider i shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti

Luizi zgjidhet për të parën herë lider i shtëpisë

Pasi të gjithë banorët shkuan një më një në dhomën e rrëfimit për të votuar, Nita shkoi sërish në dhomën e ndenjjes për të lexuar letrat e votimit.

Me shumicë votash, Luizi u shpall lider i shtëpisë për këtë javë. Ç’ka do të thotë që ai mund të ketë avantazh nesër në lojë.

Pas leximit të votave, ai nisi menjëherë me ndarjen e punëve.

Ndonëse më parë nuk e ka kërkuar asnjëherë pozicionin e liderit, me argumentin se nuk e bën dot, mendimi i tij ka ndryshuar kohët e fundit, kur pjesa më e madhe e banorëve që kanë patur pozicionin e liderit, kanë patur edhe avatazh në lojë.

luizi lider bbv

Lini një Përgjigje