TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Gusht 2023, 10:33

Mbyllja e ‘Klanifornia’, Cubi dhe Visjani shumë shpejt në ‘Portokalli’

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e ‘Klanifornia’, Cubi dhe Visjani shumë shpejt në

Formatit televiziv të humorit, “Klanifornia” i erdhi fundi ndaj aktorët kanë gjetur mundësi të tjera për të ushtruar talentin e tyre dhe për të qenë në kontakt me publikun.

Dy aktorët, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj do t’i shohim sërish në ekran, kësaj here në një tjetër program humori.

Mësohet se Visjani dhe Cubi do të jenë shumë shpejt pjesë e “Portokallisë”, ndërsa s’dihet ende nëse do të zgjedhin role të reja, apo do të vijnë me të njëjtat role që kanë.

Më herët u fol edhe për një rikthim në Portokalli të Julian Dedës dhe Olsi Bylykut, ndërkohë që për Visjanin dhe Cubin, pjesëmarrja në këtë kabaret show është për herë të parë.

Mbetet për t’u parë ç’do të bëhet këtë sezon të ri të “Portokallisë”, ndërkohë që s’kemi ende një konfirmim nga aktorët.

 

cubi dhe visjani portokalli

Lini një Përgjigje