Showbiz21 Maj 2024, 14:10

“M’u duk ndryshe nga të tjerat”, Romeo rrëfen pëlqimin për Heidin që në çastin e parë

Shkruar nga Pamfleti

“M’u duk ndryshe nga të tjerat”, Romeo rrëfen

Romeo Veshaj ka treguar mbrëmë se pëlqimi i tij për Heidi Bacin ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, aktori tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer është buzëqeshja, duke shtuar se banorja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.

“A është dashuri me shikim të parë?” e pyeti Julian Deda, ndërsa Romeo tha: “Nuk e di”, megjithëse Egla Ceno e vuri në dyshim se dashuria e Heidit dhe aktorit ka lindur me shikim të parë.

Juli: Kjo (Heidi) të ka pëlqyer që në fillim

Romeo: Më ka pëlqyer kur ka folur dhe kur ka qeshur më është dukur ndryshe nga të tjerat. Kur më ka thënë emrin më ka fiksuar

Juli: A është e vërtetë kjo Bac?

Heidi: Po

Egla: Dashuri me shikim të parë

Juli: A është dashuri me shikim të parë?

Romeo: Ndoshta, nuk e di

Egla: Unë nuk e besoj, me shumë vështirësi

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

romeo veshaj heidi baci hera e pare