Ndarja mes moderatores Neda Balluku dhe bashkëshortit të saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku, vijon të shoqërohet me zhvillime ligjore, teksa të dyja palët kanë paraqitur pretendime për dhunë në Gjykatën e Tiranës.
Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, pas pretendimeve të saj për dhunë nga bashkëshorti.
Disa ditë më vonë, ishte Ogren Balluku ai që iu drejtua gjykatës me një kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, duke deklaruar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe, sipas tij, herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.
Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku pretendon se është ofenduar me fjalë të rënda dhe se është kërcënuar verbalisht. Ai deklaron gjithashtu se ndihej i përndjekur dhe se situata kishte ndikuar edhe te fëmijët e tij, të cilët, sipas tij, janë përballur me presion psikologjik në ambientet e shkollës.
Pjesë nga dëshmia e Ogren Ballukut në gjykatë:
“Kam pasur shqetësime të vazhdueshme nga bashkëshortja ime Neda Balluku dhe kërkoj të pajisem me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për vete dhe djalin tim… Jam dhunuar verbalisht me fjalët më të ulëta… Jam kërcënuar me shprehje të rënda…”.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e saj, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes në favor të Ogren Ballukut.
Nga ana tjetër, Neda Balluku ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në prani të tyre, duke pretenduar se ai po përpiqet t’i manipulojë kundër saj.
Çështja mbetet në trajtim ligjor, ndërsa pritet vijimi i procedurave për sqarimin e plotë të pretendimeve të ndërsjella.
Dëshmia e Ogren Ballukut: “Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.
Lini një Përgjigje