
Uanda Nara ka bërë gjithçka në këtë jetë. Ajo është martuar dy herë, ka pesë fëmijë, ka ndërtuar kompaninë e saj të kozmetikës, është bërë menaxhere futbolli, ka pushtuar mediat për skandale seksuale, ka prezantuar Master Chef në Argjentinë e shumë të tjera...
Por Uanda Nara po përgatitet të bëhet edhe aktore. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë ideja për të bërë një film për jetën e saj siç ndodhi me partneren e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez.

Duke folur për revistën “GENTE” në Argjentinë, ajo tregoi se ka një ofertë për të luajtur në një film, ndërsa theksoi se i pëlqejnë telenovelat turke. Kujtojmë se Mauro Ikardi, i cili është i martuar me Narën, sezonin e kaluar luajti te Galltasaraji në Turqi dhe fitoi kampionatin.
Uanda Nara ka shumë fansa në Turqi dhe ndoshta propozimi për filmin ka ardhur nga ajo anë. Në intervistën që dha, ajo foli për propozimet e reja dhe e pyetur për të thënë më shumë ajo u përgjigj:

“Nuk mund t'ju them shumë, por kam disa të mira për të vazhduar drejtimin dhe një projekt për të bërë një film: Kjo është vërtetë emocionuese për mua. Dhe për të sqaruar se ky nuk është një film biografik, apo një reality show për jetën time: Unë do të luaj një personazh imagjinar. A po rrëfej diçka? Më pëlqejnë telenovelat turke dhe do të doja të luaja në njërën prej tyre”, tha ajo.
Megjithatë, ajo ka sqaruar se Mauro Ikardi nuk do të luajë me të, pasi është një futbollist i mirë. Megjithatë, familja e ka të vështirë të qendrojë në Turqi në sezonin e ri, pasi lojtari ka përfunduar huazimin nga Parisi dhe ka oferta nga Anglia dhe Arabia Saudite.

Lini një Përgjigje