Showbiz20 Qershor 2024, 15:20

Një nuse si Dafina Zeqiri, këngëtarja postim të veçantë për babain e Kreshnikut

Shkruar nga Pamfleti

Një nuse si Dafina Zeqiri, këngëtarja postim të

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka treguar se ka një raport shumë të mirë me babain e partnerit të saj, biznesmenin kosovar Kreshnik Gjergji.

Së fundmi artistja ka postuar në llogarinë e saj të Instagram një video të vjehrrit të saj, Rexhep Gjergji gjatë një interviste.

 “Vjehrri im”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa krahas videos ka vendosur edhe emoji me kurorë mbreti.

Mesa duket këngëtarja përmes kësaj videoje ka treguar se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me babain e Kreshikut.

Kujtojmë që disa muaj më parë çifti konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, ndërsa këngëtarja i tha “po” propozimit për martesë të biznesmenit, duke e çuar në një tjetër nivel romancën e tyre.

Një nuse si Dafina Zeqiri, këngëtarja postim të

dafina zeqiri vjehrri