TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Nëntor 2025, 14:15

Nuk arriti dot të ishte pjesë e Big Brother, reagon Ikballe Huduti

Shkruar nga Pamfleti

Nuk arriti dot të ishte pjesë e Big Brother, reagon Ikballe Huduti

Ikballe Huduti, e bërë virale në rrjet për deklaratën e saj se ‘Burri meriton më shumë se një grua’ nuk arriti dot të jetë pjesë e Big Brother Kosova, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, teologia tha se burri i saj e kishte përkrahur fuqishëm në këtë sfidë dhe në misionin e saj. Mirëpo, sipas saj, në tre ditët e fundit gjendja e tij është rënduar si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit.

Ajo falënderoi Zotin që ndodhet pranë bashkëshortit, ndërsa shtoi se është një humbje e madhe që nuk pati mundësinë të bëhej pjesë e edicionit të katërt të BBVK-së.

“Suksesi, për mua, është i dy llojeve: njëri për famë e përfitim material, dhe tjetri për krijimin e promovimin e vlerave morale. Misioni im fetar lidhet ngushtë me vlerat dhe përsosmërinë e njeriut, të cilat janë në mungesë të madhe në shoqërinë tonë shqiptare”, ka thënë Huduti.

Ndër të tjera, teologia u uroi suksese banorëve të këtij edicioni, duke lënë të hapur mundësinë nëse do të futet apo jo në shtëpi.

“Askush nuk ju detyron ta shikoni këtë program. Por ju që e shikoni, në vend se të poshtroni, më mirë bëni lutje që këta banorë të vetëdijesohen për të mirat që kanë, të pendohen dhe të kthehen në rrugën humane dhe morale. Ju kam në lutjet e mia”, përfundoi ajo.

ikballe huduti big brother reagim

Lini një Përgjigje