TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Nëntor 2025, 13:54

Egla e kritikoi për ‘delirin e madhështisë’, Ema Andrea i përgjigjet ‘me stil’

Shkruar nga Pamfleti

Egla e kritikoi për ‘delirin e madhështisë’, Ema

Pas replikave të bujshme në emisionin “Goca dhe Gra”, mes Ema Andreas dhe Ermal Mamaqit, erdhi reagimi i Egla Cenos, e cila me ironi mbrojti Ermalin dhe kritikoi delirin e Emës:

“Nuk të falet! Ti tashmë duhej ta kishe kuptuar se disa artistë nuk kanë kohë për të mësuar diçka të re por gjejnë kohë për të dëmtuar punën e një artisti tjetër… Je ndjerë ndonjëherë gjeni me kohë të plotë ti Ermal? Jo! Atëherë ç’ke? Ka artistë që nuk kanë nevojë për zhvillim personal sepse e kanë arritur perfeksionin Po nga t’i dish ti këto gjëra o Ermal, fokusin e ke te vetja, jo te gara. P.S. keep going.”

Por Ema Andrea duket se nuk e ka kaluar aq lehtë këtë postim dhe ka gjetur mënyrën për t’iu përgjigjur koleges:

“Unë dua të falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua, më ka bërë të kuptoj se jam mirënjohëse për këdo që më ka dhuruar kohën në çfarëdo lloj forme dhe formati. Uroj që ta kem merituar kohën tuaj…”

egla ceno ema andrea pergjigje

Lini një Përgjigje