
Bruna Biankardi, partnerja e sulmuesit të PSG-së, Nejmar ka zgjedhur ishullin e Mikonos për të kaluar disa ditë pushime.
Bukuroshja, e cila tashmë është në pritje të ëmbël, së bashku me shoqet e saj po shijojnë diellin, detin dhe ushqimet fantastike në ishullin grek.
29-vjeçarja ka publikuar disa foto dhe video nga vendi përrallor. Pak kohë më parë, Biankardi dhe Nejmar njoftuan se janë në pritje për t’u bërë prindër. Ky i fundit është edhe babai i 11-vjeçarit, Devi Luka nga lidhja e tij e mëparshme me Karolina Dadas.