
Mirdoni, banori më i ri i “BBVK2”, duket që ka nisur ngacmimet e para me Shqipen. Ata shfaqen në dhomën e gjumit teksa luajnë me njëri-tjetrin.
Shqipja për një moment gati po rrëzohet dhe Mirdoni e mban atë nga pas.
Por, Ardit, banori që është futur njëkohësisht me Mirdonin dhe të dy ata janë një banor i vetëm, duket se nuk i pëlqen shumë kjo gjë.
“Po pse po e prek Shqipen? Kujdes me dorën! Po më nxjerr keq dhe mua, po qe kështu ndahemi dhe vazhdojmë secili më vete. Po i themi vëllait të madh dhe ndahemi. Por, nëse Shqipja do atëherë nuk është problem”,- tha Ardi.
Kujtojmë se Shqipja ka nisur më parë edhe me Blerandon një njohje dhe ka pasur ngacmime dhe flirtime mes tyre, por ata të dy i shkëputën lidhjet dhe çdo gjë mbaroi aty.
Lini një Përgjigje