
Afrimiteti i krijuar mes Adionit dhe Fabjolës brenda “Ferma VIP” ka sjellë tensione të forta jashtë formatit, duke alarmuar familjarët e konkurrentes.
Vëllai i Fabjolës, Fabjoni, ka hyrë në fermë përballë saj, duke kërkuar që ajo të largohet nga programi dhe duke shprehur hapur shqetësimin për gjendjen familjare.
Fabjoni i është drejtuar motrës me tone të forta, duke i kërkuar llogari për vendimet e saj dhe duke e lidhur situatën brenda shtëpisë me gjendjen jashtë saj,
“A e di se ku je? E di kush jam? Çohu, fol, mos na i bëj më të vështirë… Mami nuk është mirë Ola, kur ke hyrë ti e di gjendjen e saj… Babi nuk është mirë Ola, Ilda nuk është mirë Ola, Fabi nuk është Fabi Ola!”, tha ai.
Ai ka vijuar më tej duke i kujtuar se familja nuk është kundër lumturisë së saj, por sipas tij kundërshton mënyrën dhe rrethanat në të cilat po krijohet kjo lidhje me Adionin.
“Ne s’jemi njerëz që privojnë njerëzit të jenë të lumtur, ne jemi njerëz që privojmë njerëz të bëjnë gabime. Kushti ishte të hynte Fabiola dhe të dilte Fabiola. Ne s’jemi askushi me ndalu dashurinë por jo në këto kushte, jo në këto rrethana e jo në këtë mënyrë, jo pa respekt ndaj vetes! Në qoftë se një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja?”, i tha ai së motrës.
Pas këtij momenti emocional, Fabjola është parë e përlotur dhe e tronditur, duke kërkuar falje.
“Më fal! E humba. Më fal, ma bëj hallall. Nuk jam gati të vij në shtëpi,” është shprehur ajo mes lotësh, duke vendosi të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ferma VIP, por duke pranuar të shkëpusë marrëdhënien me Adionin.
Fabjola është rikthyer në dhomën ku ndodhej Adioni dhe i ka komunikuar se ata duhet t’i ndërpresin marrëdhëniet, në respekt të kërkesave që i janë bërë nga familjarët e saj jashtë.
“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë. Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate. Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë”, i tha Fabjola Adionit.
Pas këtij diskutimi, të dy vendosën që t’i shkëpusin raportet dhe ta vazhdojnë veçmas këtë aventurë brenda “Ferma VIP 3”, pas mesazhit të prerë të familjes së Fabjolës.
Lini një Përgjigje