Showbiz22 Qershor 2024, 18:56

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Më në fund, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T

Shkruar nga Pamfleti

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Më në

Tashmë nuk ka më dyshime!

Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie.

Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja në emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.

Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar.

Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar’, tha Adrola.