TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Tetor 2025, 13:27

Strategji marketingu apo ‘kthim në identitet’? Kim Kardashian nxjerr në treg të brendshmet me qime

Shkruar nga Pamfleti

Strategji marketingu apo ‘kthim në identitet’? Kim Kardashian

Kim Kardashian u bë e njohur falë skandalit që shpërtheu nga video e saj intime dhe duket se e përdor gjithnjë këtë strategji. Ajo ka shkaktuar sërish debat në rrjetet sociale me kompaninë e saj, SKIMS, pasi ka nxjerrë në treg produktet më të reja, një linjë tangash me qime pubike artificiale.

Ndërkohë që të gjithë priren drejt epilimit me lazer, për të zhdukur qimet, Kim, bën një rikthim në identitet, me anë të tangave.

Siç vihet re edhe nga postimet e bëra nga vetë ajo, linja është hedhur në treg në ngjyra të ndryshme si e kuqe, blu dhe kafe, dhe vjen në dy versione: me qime të drejta dhe kaçurrela.

“Sa qesharake janë këto?”, ka pyetur Kim ndjekësit e saj në një postim në “Instagram” më 14 tetor, duke treguar mostrat e të brendshmeve të reja që shumë shpejt u bënë virale.

Ndërkohë në faqen zyrtare të SKIMS, produkti përshkruhet si “artikulli më i guximshëm deri më tani” i markës, ndërsa çmimi arrin në 42 euro për palë.

Megjithatë, pavarësisht çmimit dhe natyrës së pazakontë të produktit, tangat u shitën pothuajse në të gjitha madhësitë brenda pak orësh nga lançimi.

Reagimet në internet ishin të shumta dhe të ndryshme. Disa fansa e cilësuan idenë “të çmendur” dhe “absurde”, ndërsa të tjerë e vlerësuan për origjinalitetin dhe sensin e humorit të Kim-it.

“Kim Kardashian po çmendet plotësisht me ato të brendshme të reja”, shkroi një përdorues në platformën X (ish-Twitter), ndërsa një tjetër komentoi:

“Kim nuk mund të jetë serioze me këtë ide”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian ngjall debat me produktet e SKIMS.

Në korrik, ajo prezantoi një mbështjellës fytyre për shtrëngimin e nofullës dhe mjekrës, që u përshkrua si “risia e parë e markës për fytyrën”.

Edhe atëherë, reagimet ishin të ndara mes atyre që e panë si një trend të panevojshëm dhe atyre që e konsideruan të dobishëm për kujdesin personal.

Strategji marketingu apo ‘kthim në identitet’? Kim Kardashian Strategji marketingu apo ‘kthim në identitet’? Kim Kardashian

kim kardashian tanga qime

Lini një Përgjigje