TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Nëntor 2023, 14:05

U eleminua nga Big Brother Vip Kosova, 'thumbon' Vesa Vllasaliu: Populli zgjodhi të votojë imoralitetin

Shkruar nga Pamfleti

U eleminua nga Big Brother Vip Kosova, 'thumbon' Vesa Vllasaliu:

Vesa Vllasaliu duket se është zhgënjyer nga votat e publikut që sollën eleminimin e saj nga loja në spektaklin e së premtes. Ajo ka vendosur ta shprehë me disa fjalë vendimin e atyre të cilët dëshironin që ajo të ndërpriste rrugëtimin e saj në shtëpinë e famshme.

Në një postim në Instagram, Vesa thotë se zgjedh të buzëqeshë edhe pse publiku vendosi të votojë imoralitetin, me apo padashje kjo deklaratë duket si një ‘kunjë’ për banorët me të cilët ajo ishte në televotim.

“Unë prapë buzëqesh edhe pse ‘populli’ vendosi që mos të jem më pjesë e BBK…Edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështesë e të votoj imoralitetin”, shkruan ajo.

Vesa ka shprehur hapur mbështetjen e saj për disa prej banorëve të tjerë më të cilët ka pasur një eksperiencë të bukur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme: Alba, Azemi, Blerando, Edona, Blero dhe Iliriana.

“Ndoshta nuk kam dhënë shumë gënjeshtra sikur disa brenda shtëpisë, e nuk dita të luaj por mendova të isha shembull. Gjithsesi po u dashka ndryshe por se paskam ditë. Ata që më votuan dhe më përkrahën faleminderit shumë ju kam në zemër”, shkruan Vllasaliu.

U eleminua nga Big Brother Vip Kosova, 'thumbon' Vesa Vllasaliu:

ves instagram eleminim

Lini një Përgjigje