Showbiz 2 Mars 2024, 14:12

U përfol se u nda nga modelja, reagon ashpër Eros Grezda: Si guxoni të bëni shkrime të tilla?

Shkruar nga Pamfleti

U përfol se u nda nga modelja, reagon ashpër Eros Grezda: Si guxoni

Së fundmi kudo nëpër rrjet është përfolur për një ndarje mes Ajsel Abazit dhe futbollistit Eros Grezda. Ky i fundit ka reaguar duke thënë se këto lajme janë të pavërteta. 

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ai ka rrëzuar çdo spekulim lidhur me jetën e tij personale.

"Si guxoni të fusni shkrime të tilla duke u bazuar në follow dhe unfollow? Kushdo që ka marr guximin të shkruajë një titull kaq të rëndë pa të drejtë dhe pa argumet, ta dijë që ka familjarë që preken nga këto shkrime!

As ndarje dhe as tradhëti nuk ka patur, por e shikoj që ka ardhur koha që duhet të fusim story për të sqaruar çdo gjë", thuhet në reagimin e tij.