Konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike, ashtu siç ka ndodhur shpesh herë me daljet dhe sjelljet e tij.
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video, publikuar nga Iliria News, që ka ngjallur reagime të shumta, ku Limi shihet i përfshirë në një përplasje fizike në mes të rrugës. Sipas pretendimeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, ai dyshohet se është rrahur nga reperi Finem.
Vetë Finem ka konfirmuar publikisht ngjarjen, duke i dhënë zë këtyre zërave dhe duke shtuar më tej kuriozitetin e publikut. Konfirmimi i tij ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit po komentojnë gjerësisht mbi incidentin.
Për momentin, nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë përplasje, ndërsa publiku pret sqarime të mëtejshme dhe detaje rreth motiveve dhe zhvillimeve që mund të pasojnë këtë ngjarje të bujshme.
Lini një Përgjigje