Në nominim ishin tre banorë, por produksioni ndërpret procesin pa njoftuar konkurrentët
Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 dhe ka sjellë ndryshim të menjëhershëm në lojë.
Faqja zyrtare e formatit bën të ditur se televotimi i hapur është anuluar. Banorët nuk janë informuar për këtë vendim dhe vijojnë qëndrimin në shtëpi pa dijeni për zhvillimin e ri.
Në nominim ndodheshin Selin, Gimbo dhe Greta. Ata përfunduan në televotim pasi Juela hapi Kutinë e Pandorës dhe dërgoi tre emrat në votim.

Produksioni ka paralajmëruar se gjatë Prime-it të së shtunës do të japë sqarime të tjera lidhur me zarfin e zi dhe pasojat që ai sjell në garë.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky vendim në vijimësinë e lojës.
Lini një Përgjigje