
Zhoze Murinjo ditën e martë mbërriti në Torino me Benfikën për ndeshjen e Ligës së Kampioneve dhe në mbrëmjen e asaj dite trajneri portugez u takua me një grup tifozësh të Romës që kishin mbetur në qytet pas transfertës së të dielës.
I sinjalizuar nga Rui Kosta, Murinjo doli nga dhoma i veshur me tuta dhe me një bluzë me mëngë të shkurtra, pavarësisht motit të ftohtë dhe qendroi disa minuta me tifozët verdhekuq.
‘Nuk i dihet asnjëherë, tha Murinjo kur një prej tifozëve i tha të kthehej dhe më pas luzitani shtoi, jemi argëtuar në Romë, më mungoni dhe ju’.
Pas fotove selfie dhe autografëve, “Special One”, dukshëm i emocionuar u kthye në dhomë për të përgatitur ndeshjen me skuadrën e Luçiano Spaletit.
Lini një Përgjigje