
Mario Mitaj nuk po kalon një moment të mirë tek Al Itihad. Dhe kjo e gjitha për shkak të trajnerit Serxhio Konseisao, i cili nuk preferon shqiptarin si pjesë të formacionit, të cilin e ka bërë edhe “kurban” për shkak të numrit të futbollistëve të huaj.
Prej 4 ndeshjesh e lë në tribunë dhe tashmë duket se bën “prapaktheu”. Kjo pasi sipas mediave në Arabi bëhet me dije se ish-timonieri i Milanit me shumë gjasa në sfidën e ditës së nesërme që Al Itihad do të luajë ndaj Al Qadsiah pritet ta përfshijë edhe shqiptarin.
Nuk dihet ende nëse do t’i dhurojë minuta në këtë takim, ndërsa siç dihet mungesa e Mario Mitajt është ndjerë vazhdimisht në krahun e mbrojtes, por Konseisao duket se më në fund është “bindur” për të rikthyer shqiptarin.
Lini një Përgjigje