TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2026, 21:12

Al Nasr triumfon në transfertë dhe nuk heq dorë nga titulli, CR7 40 gola larg rekordit shekullor

Shkruar nga Pamfleti

Al Nasr triumfon në transfertë dhe nuk heq dorë nga titulli, CR7

Al-Nasr ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Damac me shifrat 1-2, e vlefshme për javën e 16 në ligën profesionale saudite.

Al-Nassr gjeti avantazhin që në minutën e 4 me Abdulrahman Gharib, i cili shënoi me një goditje të lehtë brenda zonës. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë.

Në fillim të pjesës së dytë, Al-Nasr shënoi golin e dytë me Kristiano Ronaldon, i cili gjeti rrjetën pas një asisti nga portugezi tjetër Zhoao Feliks. Ky është goli i 960 në karrierë për CR7, ku tani i kanë mbetur edhe 40 gola për të arritur shifrën 1000 gola.

Vendasit ngushtuan shifrat në vazhdim, ndërsa rezultati përfundimtar u regjistrua 1-2 për Al-Nasr. Pas kësaj fitoreje, Al-Nasr renditet në vendin e dytë me 37 pikë, 4 pikë më pak se Al-Hilal, vetëm se ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi ende nuk ka luajtur për këtë javë.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nasr

Lini një Përgjigje