TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2025, 16:32

Arbër Hoxha pritet të ndryshojë ambient në merkaton e verës, trajneri i skuadrës turke kërkon sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha pritet të ndryshojë ambient në merkaton e

Arbër Hoxha mund të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës. Shqiptari aktualisht është pjesë e Dinamos së Zagrebit në Kroaci.

Por 26-vjeçari mund të largohet nga kroatët për një tjetër aventurë në karrierën e tij. Interesim konkret për të ka nga Turqia. Saktësisht është skuadra e Kajserispor që kërkon shërbimet e shqiptarit.

Ekipi turk siç dihet drejtohet nga Sergej Jakiroviç, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Dinamon e Zagrebit. Kështu 48-vjeçari e njeh mirë Hoxhën, të cilin ka kërkuar që ta ketë sërish nën urdhrat e tij, këtë herë tek ekipi turk.

Bisedimet mes palëve janë në fazën fillestare. Lideri i Kombëtares ka kontratë me Dinamon e Zagrebit edhe 1 sezon tjetër dhe mbetet të shihet nëse kroatët do të heqin dorë nga shqiptari.

Në këtë sezon Hoxha  ka luajtur në 41 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 3 herë të tjera. Ndërkohë nga “transfermarkt” vlerësohet 1.5 milionë euro.

Kujtojmë se ndër të tjerë janë disa lojtarë të Kombëtares, pjesë e Superligës këtë sezon.

Këtu mund të përmendim Manajn, Muçin, Mujën, Seferin dhe Ajetin. Kajserispor duhet të paguajë për shërbimet e Arbër Hoxhës, pasi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

arbër hoxha sulmuesi shqiptar kajserispor

Lini një Përgjigje