TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 15:27

Arbitroi finalen e “Final Four” 2 vite më parë dhe gjykoi kuqezinjtë ndaj Çekisë, caktohet arbitri për ndeshjen me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Arbitroi finalen e “Final Four” 2 vite më parë dhe gjykoi

Entoni Tejlor do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Poloni-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:45. Takimi, i vlefshëm për fazën “play off”, konsiderohet vendimtar për kuqezinjtë, të cilët synojnë një fitore për të vijuar më tej, vetëm 90 minuta larg kualifikimit në Botërorin e Amerikës.

Gjyqtari anglez i Premier Ligës është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, por edhe për futbollin shqiptar. Ai ka qenë i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar finalen e “Final Four” në vitin 2024 mes Egnatias dhe Partizanit, sfidë që u fitua 1-0 nga rrogozhinasit. Këtë herë, vëmendja është e përqendruar te përfaqësuesja shqiptare dhe ecuria e saj në një kompeticion madhor si Kupa e Botës.

Gjyqtar anglez ka vendosur drejtësi edhe në përballjen që skuadra jonë kombëtare zhvilloi me Çekinë në Pragë në shtator të vitit 2023 e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, një sfidë që  u mbyll me barazimin 1-1.

Ndërkohë, është zyrtarizuar edhe arbitri për ndeshjen Sllovaki–Kosovë, që do të luhet po të enjten në orën 20:45. Drejtësinë në këtë përballje do ta vendosë norvegjezi Espen Eskas, në një sfidë po ashtu vendimtare për “dardanët”.

Të dyja ndeshjet priten me interes të lartë, me Shqipërinë dhe Kosovën që synojnë rezultate pozitive për të avancuar në rrugëtimin e tyre ndërkombëtar.

entoni tejlor arbitri anglez ndeshja poloni-shqipëri

Lini një Përgjigje