Sport31 Dhjetor 2023, 17:15

Arsenali e mbyll vitin me humbje dhe tani rrezikon Champions League, Totenhemi përfiton dhe afrohet –1 nga “Topçinjtë”

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali e mbyll vitin me humbje dhe tani rrezikon Champions League, Totenhemi

Arsenali është mposhtur në transfertën e Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën 20 të Premier Ligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Craven Cottage”, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve. 

Ishte Arsenali që kaloi në avantazh me Saka, por Fulhami përmbysi gjithçka me Himenez dhe De Kordova. Pas kësaj disfate, “Topçinjtë” mbeten në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Fulhami ngjitet në vendin e 13 me 24 pikë të grumbulluara. 
 
Në ndeshjen tjetër Totenhemi fitoi bindshëm në shtëpi 3-1 përballë Bërnmuthit. Golat për “Spërsat” u shënuan nga Sarr, Son dhe Riçarlison, ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Skot. Pas kësaj fitoreje, Totenhemi shkon në vendin e pestë me 39 pikë, vetëm 3 larg Liverpulit kryesues dhe vetëm 1 pikë më pak se Arsenali i vendit të katërt. 

arsenal fulham premier liga totenhem bërnmuth