TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Prill 2026, 13:22

Atletico–Arsenal, UEFA ia beson një ekipi holandez arbitrash

Shkruar nga Pamfleti
Atletico–Arsenal, UEFA ia beson një ekipi holandez arbitrash
Danny Makkelie

Danny Makkelie do të drejtojë gjysmëfinalen e Champions League në Madrid, me mbështetje të plotë nga arbitra nga Holanda

UEFA ka konfirmuar se ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Arsenal do të gjykohet nga një trupë tërësisht holandeze arbitrash. Takimi zhvillohet në Madrid të mërkurën, më 29 prill, me fillim në orën 21:00 CET.

Danny Makkelie është caktuar si arbitër kryesor i ndeshjes. Ai do të asistojë nga Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërsa Serdar Gözübüyük do të mbajë rolin e arbitrit të katërt.

Në sistemin VAR, përgjegjës do të jetë Dennis Higler, i ndihmuar nga Pol van Boekel.

UEFA ka bërë të ditur më herët edhe emrat e arbitrave për gjysmëfinalen tjetër mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

 

danny makkelie atletico arsenal

Lini një Përgjigje