
Barcelona ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Majorkës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit spanjoll La Liga.
Skuadra katalanase zhbllokoi takimin që në pjesën e parë, kur Robert Levandovski realizoi golin e avantazhit pas një asisti të Dani Olmo, duke konfirmuar formën e mirë të repartit ofensiv.
Në minutën e 60, Lamin Jamal dyfishoi shifrat me një gol spektakolar, sërish pas një pasimi vendimtar nga Dani Olmo, i cili u shfaq protagonist në fazën ndërtuese të lojës. Epërsia e Barcelonës u vulos në minutën e 8, kur Mark Bernal, i pozicionuar në mënyrë të pazakontë në sulm, shënoi një gol mjaft të bukur pas asistit të Fermin Lopez.
Barcelona e dominoi takimin në të gjitha repartet, duke neutralizuar rrezikun kryesor të Majorkës, sulmuesin Vedat Muriqi. Bllokimi i tij bëri që miqtë të mos krijonin raste të pastra shënimi, ndërsa vendasit administruan lojën pa vështirësi.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe kryeson renditjen, me katër pikë më shumë se Reali i Madridit, i cili pritet të luajë nesër një transfertë të vështirë ndaj Valencias.
Lini një Përgjigje