TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2026, 18:19

BBC “flet shqip”, Lara Colturi tregon Olimpiadën e saj kuqezi: Isha shumë e zonja në patinazh artistik, por zgjodha skinë

Shkruar nga Pamfleti

BBC “flet shqip”, Lara Colturi tregon Olimpiadën e saj kuqezi:

Vëmendja më e madhe është e spostuar te Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, aty ku skiatorja Lara Kolturi do të përfaqësojë Shqipërinë, me synimin e vetëm, paraqitjet pozitive.

BBC i ka dedikuar një episod prej 30 minutash Kolturit, në podcastin “More than the Score”. BBC e prezantoi kështu 19-vjeçaren.

Kolturi është vetëm 19-vjeç, por është njëra nga skiatoret më të mira në slalom falë katër podiumeve të marra në Botërorin e Skive. Ajo do të jetë pjesë e Lojrave Olimpike Dimërore Milano-Cortina dhe do të ketë mundësi që të shkruajë historinë për Shqipërinë në këtë format nëse arrin që të marrë medalje”.

Kolturi, në fjalën e saj, tregoi edhe për dyshimet e së kaluarës, mes patinazhit dhe skijimit.

Unë jam rritur në shtëpi me një kampione si Daniela Ceçarelli, e cila nuk është vetëm nëna ime, por është edhe trajnerja ime. Në moshë të re bëja ski për t’u argëtuar dhe që kur isha 9-10 vjeçe të gjithë më thonin se do të bëhesha si Mikaela Shiffrin, por në atë kohë nuk mendoja shumë për këtë aspekt, doja vetëm të argëtohesha. Katër vite më parë kam marrë një vendim shumë të rëndësishëm sa i përket karrierës sime pasi kam qenë mjaft e zonja edhe në patinazhin artistik. Në moshën 15-vjeçare vendosa që t’i dedikohesha plotësisht skive dhe konkretisht slalomit”, rrëfen Kolturi.

lara colturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje