Sport 1 Tetor 2023, 20:54

Dhunë në futbollin kosovar, rrihet gjyqtari kryesor i ndeshjes, policia arreston futbollistin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhunë në futbollin kosovar, rrihet gjyqtari kryesor i ndeshjes,

Dhuna ka qenë e pranishme këtë fundjavë në futbollin kosovar, ku “viktimë” ka mbetur gjyqtari i ndeshjes. 
 
Takimi i Ligës së Tretë, Istogu 03-Arbanasi ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sipas “Indeksonline”, fajet për këtë i kishte skuadra mysafire, e cila kërkonte penallti me arsyetimin se kishte hyrë në fushë një futbollist i skuadrës vendase pa urdhërin e gjyqtarit. Po sipas portalit të mësipërm, arbitrimi i Diamant Hotit meritonte notën më të lartë, duke qenë në nivel të lartë për 90 minuta.

Me rezultatin 3-2 për Istogun 03 dhe kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në fund të ndeshjes, lojtarët e Arbanasit vepruan turpshëm, duke sulmuar gjyqtarin që s’kishte bërë asnjë gabim në drejtim, Diamant Hotin. 

Policia u detyrua të ndërhyjë në fushën e blertë ku edhe arrestoi futbollistin që grushtoi gjyqtarin. Pavarësisht sulmit, Hoti s’u zmbraps dhe vazhdonte nxjerrjen e kartonëve të kuq për lojtarët e Arbanasit që e sulmonin atë në të gjitha mënyrat. 

istogu 03 arbanasi futbolli kosovar