Sport21 Maj 2023, 18:09

Dita e “paqes” në serinë-A, Torino dhe Fiorentina ndajnë pikët në “Stadio Olimpico”

Shkruar nga Pamfleti

Dita e “paqes” në serinë-A, Torino dhe Fiorentina

Ndeshja e javës së 36- në kampionatin Italian mes Torinos dhe Fiorentinës është mbyllur në barazim, me rezultatin 1-1. Dy skuadrat e mesit të tabelës ndan nga një pikë, me 90 minutat që ishin të balancuara.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në 45-minutëshin e dytë, Fiorentina shënoj e para me anë të Joviç në të 48’ minutë. Më pas ishte Sanabria në të 66’ minutë që shënoi golin e barazimit për Torinon.

Pjesa e mbetur e lojës nuk rezervoi surpriza dhe skuadrat ndanë në fund të 90-minutëshit nga 1 pikë. Dy skuadrat ndodhen në mesin e tabelës me nga 50 pikë secila.

Kujtojmë se më herët se në barazim pa gola u ndalën dhe Lecce me Spezian të cilat ende nuk e kanë garantuar qëndrimin në Seria A.

fiorentina torino seria a