TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2025, 18:52

“Do të ketë ndryshime në formacion”, trajneri i Letonisë sfidon Shqipërinë: Kemi një plan, ja cili do të jetë çelësi

Shkruar nga Pamfleti

“Do të ketë ndryshime në formacion”, trajneri i

Letonia do të luajë me një stil të guximshëm loje ndaj Shqipërisë. Kjo është ajo që ka premtuar trajneri italian i Letonisë, Paolo Nikolato, në konferencë për mediat para duelit të kualifikueseve të Botërorit me kuqezinjtë.

Vetëm kapiteni nuk do të marrë pjesë në ndeshje. Sigurisht, do të ketë ndryshime krahasuar me formacionin kundër Azerbajxhanit, sepse dy ndeshje ndërkombëtare njëra pas tjetrës… nuk janë të lehta. Planifikuam që në fillim formacionet për të dyja ndeshjet. Kundërshtarët e nesërm janë në një pozicion më të lartë në renditje. Pati shumë gjëra të mira që na ndodhën në ndeshjen e mëparshme. Fryma dhe filozofia jonë e ekipit nuk ndryshojnë. Duhet të përmirësojmë shanset tona për të shënuar, dhe fakti që nuk kemi disa golashënues për momentin nuk ndihmon aspak” tha Nicolato”, tha fillimisht Nikolato para mediave.

Ai theksoi se njihte mirë lojtarët e ekipit shqiptar dhe portierin Strakosha i cili kishte luajtur në Itali. “Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe dëshira ime është të largohem nga fusha me ndjesinë e një pune të bërë mirë”, vijoi ai.

Ne kemi zhvilluar në mënyrë të kujdesshme një plan loje të bazuar mbi rrjedhën e mundshme të lojës. Çelësi në fushë do të jetë cilësia dhe ne duhet ta tregojmë. Do të luajmë një ndeshje guximtare, pres që lojtarët të luajnë në mënyrë guximtare, të jenë aktivë dhe të tregojnë personalitetin në fushë”, shpjegoi trajneri italian i Letonisë.

 

 

 

paolo nikolato trajneri i letonisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje