Sport28 Maj 2023, 17:07

Dopieta e Osimhen nuk mjafton për Napolin, Bolonja shtang kampionët e Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Dopieta e Osimhen nuk mjafton për Napolin, Bolonja shtang kampionët e

Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Bolonjën, në sfidën e javës së parafundit të Serisë A.

Napolitanët shpërdoruan avantazhin e dyfishtë në Stadio “Renato Dall’Ara”, duke i dhënë mundësinë vendasve të merrnin një pikë. 

Ekipi i Spaletit shënoi pas 14 minutash lojë me Osimhen. Sulmuesi nga Nigeria “tundi rrjetën” sërish në minutën e 54, pas një asisti të Bereszinski. 

Bolonja shkurtoi diferencat menjëherë me Ferguson, ndërsa në fund De Silvestri vulosi përfundimisht shifrat në 2-2. Ky takim nuk kishte ndonjë vlerë të veçantë për asnjërën nga skuadrat, pasi Napoli ka fituar titullin kampion dhe skuadra e Motas është e qetë në mesin e renditjes. 

bolonja napoli seria