Sport28 Maj 2023, 15:49

Mbrëmje magjike për Uzunin, sulmuesi kuqezi realizon “eurogol” në jetën private, i propozon për martesë partneres në mesin e fushës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbrëmje magjike për Uzunin, sulmuesi kuqezi realizon

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin. 

Mbrëmje magjike për Uzunin, sulmuesi kuqezi realizon

Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here sa i përket jetës private.   

Mbrëmje magjike për Uzunin, sulmuesi kuqezi realizon
 
Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike. 

Mbrëmje magjike për Uzunin, sulmuesi kuqezi realizon


 Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit.  



 
“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë. 

myrto uzuni sulmuesi kuqezi granada