
Borusia e Dortmundit ka marrë një fitore të thellë 6-1 kundër Këlnit në javën e 25 të kampionatit gjerman të futbollit dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes.
Siç kuptohet edhe nga rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për verdhezinjtë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15 nga Guerreiro dhe dy minuta më vonë erdhi goli i dytë i shënuar nga Haler. Rojs në minutën e 32 dhe Malen, 4 minuta më vonë realizuan dy golat e tjerë për vendasit.
Ngushëllimi i vetëm për Këlnin në “Signal Iduna Park” erdhi në minutën e 42 me golin e shënuar nga Selke.
Në pjesën e dytë ishte Haler që shënoi golin e pestë në minutën e 69 dhe Rojs fiksoi shifrat në 6-1 një minutë më vonë. Ky i fundit u bë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Dortmundit me 161 gola.