Sport18 Mars 2023, 19:31

Nga Tirana në Romë, ultrasit holandezë kërcënojnë romanët: Vijmë të hakmerremi, do të shkatërrojmë kryeqytetin italian

Shkruar nga Pamfleti
Nga Tirana në Romë, ultrasit holandezë kërcënojnë

Me ngjarjet kaotike në Napoli prej tifozëve të Frankfurtit duke djegur rrugët e qytetit italian, shorti i Ligës së Europës, i cili përballi Romën me Fejnordin nuk mund të mos ngjallë shqetësim duke pasur parasysh ngjarjen e vitit 2015, ku huliganët holandezë dëmtuan rëndë shatërvanin Barcaçia në Piazza Navona, një nga momumentët më të rëndësishëm të kryqeytetit.

Shqetësimi bëri që kryebashkiaku Gualtieri t’i kërkonte ministrit Piantedosi të ndalonte tifozët vizitorë për ndeshjet jashtë.

Sipas raportimeve nga “Repubblica”, pak pas shortit në Nion, skajet ekstreme të tifozëve të Roterdamit pushtuan rrjetet sociale me komentet e tyre.

“Shkojmë të hakmerremi, do të shkatërrojmë Romën. Do të prishim shatërvanin. Ti e rindërtove, ne do ta thyejmë përsëri”, shkruanin tifozët holandezë.

Ndërsa ata të Romës iu përgjigjën: “Do t’ju bëjmë të vraponi si minjtë. Nëse prekni shatërvanin, do të keni pasoja”.

Pra, klima e ashpër ka filluar menjëherë dhe kjo është tepër shqetësuese.

tifozët e fejnordit roma ndeshja e ligës së europës