TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2023, 20:13

Mediat gjermane publikojnë skemat taktike të Bajernit, Nagelsman ka një spiun në skuadrën bavareze

Shkruar nga Pamfleti

Mediat gjermane publikojnë skemat taktike të Bajernit, Nagelsman ka

Ndizet situata brenda Bajernit të Mynihut. Trajneri Julian Nagelsman ka treguar publikisht zemërimin e tij, pasi Sport Bild publikoi një përshkrim të detajuar të planeve taktike të ekipit të tij.

Gazeta gjermane tregoi dokumentet origjinale që trajneri i kampionëve të Gjermanisë u dorëzoi lojtarëve të tij, në të cilat shpjegohet me shumë detaje misioni që secili duhet të kryejë taktikisht, si dhe itinerarin e tij specifik.

Pamjet shoqërohen me disa shënime në të cilat një rëndësi të veçantë ka ajo që tekniku e quan “xhol”, që është anësori wild card i ngarkuar të krijojë epërsi në linja me lëvizjet e tij.

Rrjedhja e informacionit ka bërë të ndihet shumë keq Nagelsman, i cili u shpreh shumë i ashpër në paraqitjen e tij para mediave: “Më shqetëson shumë. Personi që e transmeton këtë dëmton secilin nga lojtarët, ai nuk është objektivi. Cili është personi që transmeton këto? Çfarë po pret? Nuk e shoh se cili mund të jetë motivimi i tij, përtej lehtësimit të detyrës për kundërshtarin”.

Nagelsman e di se do të jetë shumë e vështirë për të gjetur “spiunin”: “Spiunët janë specie të mbrojtura. Sa herë që kaloni nëpër fshat, shihni 80,000 spiunëve dhe nuk mund të shpëtoni prej tyre. Zbulimi i tyre është shumë, shumë i vështirë.”

Trajneri e kupton që ajo që ndodhi është një tradhti ndaj kodeve të futbollit: “Përpiqem të gjej arsyen. Për mua është gjithmonë e rëndësishme të jem në gjendje të shihem në pasqyrë gjatë natës, të trajtoj mirë lojtarët dhe kolegët e mi trajnerë. Shpresoj që ky person të mos shihet në pasqyrë sepse nuk do të ndihet mirë.”

Mediat gjermane publikojnë skemat taktike të Bajernit, Nagelsman ka

julian nagelsman bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje