
Zlatko Daliç është kthyer në një ikonë, në një personazh unik në Kroaci duke e dërguar përfaqësuesen ballkanase në majën e botës.
Daliç është arkitekti i suksesit historik të viteve të fundit me gjeneratën e artë të kombëtares Kroate ku me yje si Modriç, Rakitiç, Brozoviç, Lovren e shumë të tjerë arritën të fitojnë medalje argjendi dhe bronzi në dy Botërorët e fundit.
Aktualisht pjesë e katërshes finale për trofeun e Ligës së Kombeve, Daliç nuk do të dorëzohet dhe do të synojë të fitojë këtë trofe me skuadrën e tij.
Me anë të një njoftimi, Federata Kroate e Futbollit ka bërë me dije se Zlatko Daliç do të vijojë të jetë në krye të ekipit kombëtar deri në vitin 2026.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.